Home ShowBiz Çiljeta feston ditëlindjen, dhurata që i bëri Albani na la pa mend
Çiljeta feston ditëlindjen, dhurata që i bëri Albani na la pa mend
0

Çiljeta feston ditëlindjen, dhurata që i bëri Albani na la pa mend

0
0

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot 36 vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimesh e dhuratash ajo që të bie në sy është dhurata e partnerit të saj futbollishtit Alban Hoxha.

Ai ka menduar ti blejë asaj një yll dhe ti vendos emrin Çiljeta dhe këtë këngëtarja e ka ndarë e emocionuar me ndjekësit e saj në instagram.

Këngëtarja ka publikuar çertifikatën e yllit dhe krahas saj shkruan: “ Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta, faleminderit që ma mbush zemrën me ka shumë dashuri, dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”

Ajo ka zbuluar më pas edhe kartolinën ku shkruhej: “Me dashuri nga Albani”

Çiljeta është emocionuar shumë nga dhurata, ndërsa krahas saj ka marrë edhe një tufë më trëndafila të kuq me një zemër ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”

Çiljeta dhe Albani janë në një lidhje tashmë prej vitesh dhe rrallë i shohim të postojnë ndonjë foto apo video në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAD-1A0l0Kk/https://www.instagram.com/p/CAQQ3iGggGc/