Home ShowBiz Andi dhe Melisa kapen mat në makinë, kjo video nxit dyshime…
Andi dhe Melisa kapen mat në makinë, kjo video nxit dyshime…
0

Andi dhe Melisa kapen mat në makinë, kjo video nxit dyshime…

0
0

Pas skandalit të Teas me Beartin, së fundmi është duke u përfolur një tjetër lidhje ajo midis Andit dhe Melisës.

Në rrjet kanë qarkulluar foto të dyshimta, ndërsa disa prej ish kandidatëve kanë lënë të kuptohet se kanë prova për një lidhje mes tyre.

Këtë e ka përmendur shpesh herë Fationi, por edhe pse premtoi se do të shpërthente bomba, ndërroi mendje duke vendosur të heshtë.

Por duket se mes tyre mund të ketë vërtetë diçka, pasi në rrjet qarkullon një video ku ata të dy shihet bashkë në makinë dhe ndodhen të dy të ulur në sediljen e pasme.

Edhe pse videoja nuk është shumë e qartë, pasi është filmuar me celular nga larg duket që bëhet fjalë për ata të dy.

Vetë Andi gjatë një interviste për Olsi Bylykun deklaroi se Melisa është një vajzë shumë e mirë, por ai nuk e njeh aq shumë sa për të thënë nëse do të përputhej apo jo me të.

Pas kësaj videoje nuk dimë se si qëndron e vërteta, por ndoshta do të sqarohet në puntatat në vijim.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=O3g0P97iwo4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/, https://www.instagram.com/p/CHiXH4UHCDh/