Home ShowBiz Tashmë të pandarë, Tea dhe Bearti në videon e parë si çift
Tashmë të pandarë, Tea dhe Bearti në videon e parë si çift
0

Tashmë të pandarë, Tea dhe Bearti në videon e parë si çift

0
0

Tea dhe Bearti janë padyshim emrat më të përfolur gjatë ditëve të fundit.

Që pas publikimit të fotove ku zbulohej lidhja e tyre pati një reagim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale sidomos nga fansat e çiftit Andi Tea, të cilët u zhgënjyer kur zbuluan se lidhja e tyre ishte thjesht një lojë për publikun.

Tashmë pas zbulimit të së vërtetës dhe gjithë deklaratave që janë thënë përgjatë këtyre ditëve, Tea dhe Bearti nuk fshihen më.

Ata kanë filluar të publikojnë fotot dhe videot e para së bashku.

Këtë herë ëshë Tea që ka publikuar një video teksa ata të dy janë në makinë ndërsa po udhëtojnë dhe duken të dy shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe që tashmë nuk janë më të detyruar të fshihen.

Tea pranoi se me Beartin ka pasur një pëlqim që në takimet e para, por lidhja mes tyre ka nisur vetëm pas largimit të Beartit nga “Përputhen”.

Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHQvwXzAY9P/, https://www.instagram.com/p/CFzIgfDnM1o/