Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze në mes të muajit dhjetor.
Ata e quajtën vogëlushen me emrin unik Poem Blu dhe që prej momentit që erdhi në jetë nuk e kanë kursyer portretin e saj të ëmbël.
Vogëlushja lindi në Gjermani, por së fundmi ka ardhur në Kosovë tek shtëpia e prindërve të Ledrit dhe është takuar me gjyshërit.
Ata i kishin rezervuar një pritje spektakolare me nje dekor fantastik si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë.
Ndërkohë Sara është vazhdimisht aktive në instagram ku e shohim të postojë foto dhe video të ndryshme ku na tregon më shumë detaje rreth mëmësisë dhe vogëlushes Poem.
Së fundmi ajo ka treguar se vogëlushja e pëlqen ujin, ndërsa ka shpërndarë në instastory një video ku ajo ka nja kamardare dhe po lahet në vaskë.
Vogëlushja është kaq e qetë dhe shikon gjithë kërshëri ndërsa po qëndron në ujë dhe mesa duket po i shijon si uji dhe banja dhe kjo duket që nga fytyra që ka bërë.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/