Home ShowBiz Puthje të nxehta dhe momente intime, del në dritë e vërteta e lidhjes së Robertit me modelen italiane
Puthje të nxehta dhe momente intime, del në dritë e vërteta e lidhjes së Robertit me modelen italiane
0

Puthje të nxehta dhe momente intime, del në dritë e vërteta e lidhjes së Robertit me modelen italiane

0
0

Disa ditë më parë Robert Berisha tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave të tij, pas publikimit të disa videove ku shihej bashkë me një modele italiane duke shkëmbyer puthje e prekje.

Videot u publikuan nga vetë modelja, ndërsa nuk munguan edhe disa foto e video së bashku në instagramin e Robertit.

Por çfarë ka në të vërtetë mes tyre, asnjë prej të dyve nuk e ka sqaruar.

Ndërkohë “Prive”, ka mundur të mësojë se në fakt Roberti dhe Maria nuk janë në një lidhje, por thjesht kanë dalë disa herë bashkë dhe se këngëtari vazhdon të jetë beqar pavarësisht asaj çfarë u pa në media.

Kujtojmë se Roberti është përfolur edhe për lidhjen me modelen Jessica Kadiu, bërë publike nga vetë Xhesika, por që këngëtari e ka mohuar vazhdimisht.

Kjo e fundit madje reagoi kur u pyet çfarë mendon për lidhjen e re të Robertit duke thënë se nuk i plas fare dhe se ai e bën çdo gjë për vëmendjen mediatike.

robert berisha

Link: https://www.youtube.com/watch?v=S4iuuBf7XKw&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ5mFoEphSm/,https://www.instagram.com/p/CHQLl8rnCk3/