Home ShowBiz E rëndë, babai i këngëtares së famshme ndërron jetë pasi u përplas nga një makinë
E rëndë, babai i këngëtares së famshme ndërron jetë pasi u përplas nga një makinë
0

E rëndë, babai i këngëtares së famshme ndërron jetë pasi u përplas nga një makinë

0
0

Babai i reperes së njohur Nickie Minaj ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë disa ditë më parë.

Sipas të dhënave të policisë Robert Maraj ishte duke shëtitur në një prej rrugëve të Neë York, ndërsa është përplasur nga një mjet që më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

64 vjeçari nuk mundi dot ti mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë pak pasi mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përfaqësues të reperes e konfirmuan lajmin, por nuk dhanë detaje të tjera lidhur me incidentin, ndërsa vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Më herët këngëtarja në një intervistë kur u pyet nëse ka qenë e abuzuar në fëmijërinë e saj nga i ati, ajo e ka mohuar por ka thënë se i ati ka qenë një person abuziv të cilin e ka dëgjuar gjithmonë duke bërtitur apo mallkuar.

nickie

Link: https://www.instagram.com/p/CJblSG8LE9Q/

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2021/02/14/arts/nicki-minaj-father-dead-robert-maraj.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/uCQnRmpnpHE