Home ShowBiz “Ja çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare..”, Emina zbulon momentet e papublikuara nga dasma
“Ja çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare..”, Emina zbulon momentet e papublikuara nga dasma
0

“Ja çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare..”, Emina zbulon momentet e papublikuara nga dasma

0
0

Modelja e njohur Emina Çunmulaj është rikthyer pas në kohë duke kujtuar ditën e saj të dasmës me biznesmenin iranian Sam Nazarian.

Ajo ka postuar në instagram një moment nga ceremonia e dasmës ku ajo shihet duke kërcyer me bashkëshortin e saj ndërsa rrotull janë të gjithë dasmorët që po duartrokasin dhe po kërcejnë.

“Pak nga dasma ime, ja çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare”, shkruan ajo në njërën nga videot ku e shohim duke tundur shaminë përballë burrit.

Ndërsa në videon tjetër e shohim duke kërcyer me dasmorët, ndërsa përreth është një atmosferë krejt unike feste ku të gjithë janë duke u argëtuar.

Emina prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me të shoqin dhe dy vajzat e tyre.

Modelen e shohim vazhdimisht aktive në instagram ku poston herë pas herë foto e video ku shfaqet gjithmonë në formë perfekte ndërsa ndan momentet më të bukura nga përditshmëria e saj.

Link: https://www.instagram.com/angela_martini/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJgwZk3HgoE/