Moderatorja Fjoralba Ponari është ri infektuar me COVID-19 dhe këtë herë duket se po e kalon më keq se herën e parë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram se në ndryshim nga hera e parë, këtë herë ndihet më e këputur dhe me dhimbje të forta kockash.
Moderatorja tregon se për herë të parë mund të jetë infektuar në qershor, pasi mbas serologjikut rezultoi ta kishte kaluar COVID-in.
Ndërkohë që këtë herë tregon se krahasuar me temperaturën dhe humbjen e shijes që përjetoi herën e parë, dhimbja e kockave është e tmerrshme dhe nuk krahasohet me simptomat që përjetoi herën e parë.
Fjoralba tregoi gjithashtu se e kuptoi që ishte sëmurë pasi pati ulje tensioni dhe humbje balance, diçka që nuk e kishte patur më parë.
Ndërsa sa i takon emisionit ajo sqaroi se ai është i rregjistruar gati 99% dhe kështu që nuk është e nevojshme që të jetë e pranishme në punë.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bp7Pf9oHon2/