Home ShowBiz Propozim si në përrallë, këngëtarja e famshme thotë po në ditën e saj të lindjes
Propozim si në përrallë, këngëtarja e famshme thotë po në ditën e saj të lindjes
0

Propozim si në përrallë, këngëtarja e famshme thotë po në ditën e saj të lindjes

0
0

Paris Hilton ka marrë një super surprizë në 40 vjetorin e lindjes nga partneri i saj i cili është ulur në gjunjë për ti propozuar martesë.

Ajo ka postuar në instagram disa video nga ky moment special ku të dy ishin veshur me të bardha për festën e saj të ditëlindjes.

Festa e ditëlindjes së saj u organizuar në një ishull dhe partneri Carter Reum në një moment u ul në gjunjë dhe nxorri unazën.

“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo vetëm që e di, por e ndjen. Dashuria ime dhe unë kemi qenë bashkë që ditën e parë dhe për ditëlindjen time organizoi një udhëtim speciale në një parajsë tropikale. Ndërsa po shkonim për të ngrënë një darkë buzë detit, Carter ndaloi në një altar me lule dhe u ul në gjunjë. Unë thashë po përgjithmonë. Nuk ka njeri tjetër me të cilin do të doja të isha përgjithmonë”, shkruan Paris krahas videos me momentet më të bukura nga propozimi.

Kujtojmë se ky është propozimi i katër që Paris ka marrë ndër vite nga partnerët e saj, ndërsa së fundmi ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë.

parisss

Link: https://www.instagram.com/p/CLZYmbZBN8e/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/RgAUYSTa0NI