Home ShowBiz Romantik si Dj Geek, Dafina tregon sa i përkushtuar është ndaj këngëtares
Romantik si Dj Geek, Dafina tregon sa i përkushtuar është ndaj këngëtares
0

Romantik si Dj Geek, Dafina tregon sa i përkushtuar është ndaj këngëtares

0
0

Dj Geek dhe Dafina Zeqiri jo vetëm që janë rikthyer bashkë, por duket se kanë plane serioze për jetën.

Ditën e Shën Valentinit, Dafina ka postuar një foto ku tregonte një unazë dhe thoshte “Pranoj”, duke të lënë të kuptoje se mund të kishte marrë një propozim nga DJ Geek.

Ajo nuk dha detaje të tjera, por duket se raporti i tyre po shkon mjaft mirë dhe këtë e tregojnë vazhdimisht edhe në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here foto dhe video të ndryshme bashkë me partnerin e saj.

Këtë herë ajo ka treguar se Dj Geek është gjithashtu shumë romantik dhe shumë i përkushtuar.

Dafina ka postuar një video të dy sanduiçëve që ai ka përgatitur për darkë dhe që duken shumë të mirë.

“Shefi”, shkruan Dafina duke i bërë tag partnerit dhe duke treguar kështu se ai është shumë i aftë edhe si kuzhinier.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKBgb78Blzq/