Home ShowBiz U përfol se është e lidhur me Saimirin, Generda bën deklaratën e papritur pak ditë para finales
U përfol se është e lidhur me Saimirin, Generda bën deklaratën e papritur pak ditë para finales
0

U përfol se është e lidhur me Saimirin, Generda bën deklaratën e papritur pak ditë para finales

0
0

Generda dhe Meri janë dy vajzat e fundit që do të garojnë në finale për të fituar dashurinë e Saimirit.

Ai do të zgjedhë vetëm njërën prej tyre, ndërsa kujtojmë se me të dyja vajzat është treguar shumë i afërt dhe ka kaluar momente romantike.

Më herët për Generdën është thënë se mund të jetë e lidhur me Saimirin, por ajo vetë e mohoi një gjë të tillë, ndërsa tha gjithsesi se i vjen mirë që njerëzit e kanë parë atë kiminë që ekziston mes tyre.

Në një intervistë për “Daily love story”, Generda ka treguar se deri diku e priste që do të ishte në finale dhe se është e lumtur për vlerat e saj që i kanë arritur Saimirit, pasi sipas saj jo vetëm pamja vlen.

Gazetarja e ka pyetur nëse ajo ka një as nën mëngë për finalet, por Generda ka qeshur dhe ka thënë se nuk mund ta tregojë një gjë të tillë.

Ndërsa lidhur me Merin ajo tha se nuk i ka parë asnjëherë vajzat si konkurente, por sheh se si sillet Saimiri me to, ndërsa më pas shtoi se është e lumtur që në finale është me Merin e cila sipas saj është një vajzë me shumë vlera.

Gjiko dhe Elita shkojnë ta marrin nga kopështi, reagimi i  Zërit kur i sheh është i papërsëritshëm.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=-szwNODAK1c

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLU9dChBgZJ/