Home ShowBiz Kthimi ne identitet i Devis Xherahut
Kthimi ne identitet i Devis Xherahut
0

Kthimi ne identitet i Devis Xherahut

0
0

Këngëtari Devis Xherahu ka risjellë një perlë të muzikës korçare në bashkëpunimin me artisten e madhe Spanja Pipa.

Kënga “Ti  ma more zemrën” është një këngë e vjetër e 53 viteve më parë që këngëtari Devis Xherahu e ka risjellë sot në bashkëpunim me Spanja Pipën, artisten e famshme që për gati 60 vite ka kënduar serenatat korçare dhe këngë të ndryshme të muzikës popullore.

“Ti ma more zemrën” është një këngë shumë e veçantë që Devisi dhe Spanja e risjellin në një version të përpunuar të origjinalit dhe që shumë shpejt pritet të shndërrohet në një hit.

Kënga është xhiruar në Tresor, një prej vendeve më karakteristike të Korçës që gjatë viteve 30 i ka shërbyer aristokracisë vendase dhe që mund të konsiderohet si një vend muze.

Kënga mund të konsiderohet pa frikë një kthim në identitet duke qenë se vetë Devisi vjen nga një familje artistësh.

Vetë ai e ka trashëguar artin dhe pasionin për muzikën nga gjyshi i tij Vaskë Xherahu që ka qenë themeluesi i korit Lira në Korçë.

“Ti ma more zemrën”, është një nga ato këngët që e pëlqen me dëgjim të parë dhe sigurisht që premton shumë shpejt të shndërrohet në një sukses të vërtetë.

WhatsApp Image 2021-02-22 at 3.35.15 PM

WhatsApp Image 2021-02-22 at 3.35.37 PM

WhatsApp Image 2021-02-22 at 3.36.45 PM

WhatsApp Image 2021-02-22 at 3.37.13 PMWhatsApp Image 2021-02-22 at 3.38.16 PM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Krusfk8Xii8