Home ShowBiz Pas dhuratave dhe puthjeve, Jasmina bën veprimin e papritur dhe zhgënjen plotësisht Andin
Pas dhuratave dhe puthjeve, Jasmina bën veprimin e papritur dhe zhgënjen plotësisht Andin
0

Pas dhuratave dhe puthjeve, Jasmina bën veprimin e papritur dhe zhgënjen plotësisht Andin

0
0

Jasmina një prej vajzave të “Përputhen” është treguar tejet e afërt me Andin, madje ky i fundit në “Përputhen Prime”, i solli asaj një dhuratë ndërsa shkëmbyen puthje me njëri tjetrin.

Por ndërsa pas kësaj surprize dhe afrimiteti, Jasmina mendohej se do të zgjidhte sërish Andin për takim, ndodhi krejt e kundërta.

Ajo zhvilloi një takim me Erlindin dhe gjatë takimit ata u panë shumë të afërt.

Jasmina e zhveshi në mes të dëborës dhe mes tyre nuk munguan puthjet e përqafimet.

Mirëpo këtë takim Andin nuk e priti dhe aq mirë.

Ai u shpreh i mërzitur me Jasminën dhe gjatë emisionit tha se kishte pritshmëri që ajo pas Rinianit do të zgjidhte sërish atë për takim, por kur e pa që u soll edhe me Erlindin njësoj si me të u pa shumë i dëshpëruar.

Nga ana tjetër Jasmina tha se nuk i pëlqejnë reagimet e Andit dhe se mendimin për të nuk e ka shumë të qartë, për shkak të mënyrës se si ai sillet me femrat e tjera.

Link: https://www.instagram.com/p/CLmooW_A7FR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLj5fQAnIrQr2MFasKWGz-DdMT-kI_zdCiwSJQ0/