Home ShowBiz Jasmin dhe Andi kapen mat jashtë “Përputhen”, nuk paska mëri mes tyre
Jasmin dhe Andi kapen mat jashtë “Përputhen”, nuk paska mëri mes tyre
0

Jasmin dhe Andi kapen mat jashtë “Përputhen”, nuk paska mëri mes tyre

0
0

Jasmin, vajza e re e Përputhen ka shprehur që në fillim simpati për Andin, madje ai ishte djali i parë që vendosi të puthë direkt pas takimit të parë.

Ata u dukën shumë të afërt me njëri tjetrin dhe Jasmina e shpjegoi këtë puthje me faktin që nuk do të donte ta kalonte ditën e të dashuruarve vetëm dhe gjithashtu puthja ishte diçka që kishte mbetur mangët nga takimi i tyre.

Më pas ajo u pa shumë e afërt me një tjetër djalë dhe kjo e mërziti Andin, i cili nuk e priste një afrimitet të tillë të Jasminës me dikë tjetër menjëherë pas takimit dhe puthjes së tyre.

Por pavarësisht kësaj, ata të dy janë kapur mat jashtë përputhen teksa kalojnë kohë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Një foto e tyre e realizuar nga Kryefjala.com, ndërsa ndodhen së bashku në rrugë po bën xhiron e rrjetit dhe duket qartë që janë jashtë ambjenteve të Top Channel, duke kaluar kohë në shoqërin e njëri tjetrit.

Nuk e dimë si qëndron e vërteta, por mesa duket Andi nuk qenka mërzitur dhe aq shumë me Jasmin, përderisa vazhdojnë ende të shoqërohen me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/p/CLSYuEaB8NL/

jasmna

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLj5fQAnIrQr2MFasKWGz-DdMT-kI_zdCiwSJQ0/