Home ShowBiz Plasën dhuratat, Andi surprizon Melisën në mënyrën më të bukur….
Plasën dhuratat, Andi surprizon Melisën në mënyrën më të bukur….
0

Plasën dhuratat, Andi surprizon Melisën në mënyrën më të bukur….

0
0

Melisa e cila u bë e famshme prej emisionit “Përputhen” ku shkoi për të gjetur dashurinë, tashmë ka nisur karrierën në muzikë.

Ajo publikoi këngën e saj të parë dhe veç urimeve të shumta nga miq e fansa, ajo ka marrë gjithashtu edhe një surprizë nga njeriu i zemrës.

Në një video të postuar në instagram, Melisa tregon një dhuratë shumë romantike që mund ti ketë ardhur nga Andi.

Një zemër e madhe e formuar me trëndafila të kuq dhe brenda gërma M me trëndafila ngjyrë rozë.

Ajo e ka shoqëruar këtë dhuratë me një këngë romantike, por nuk e ka treguar saktësisht se kush e ka surprizuar.

Megjithatë duket që dhurata ka ardhur nga njeriu i zemrës dhe sigurisht që Melisa është ndier mjaft e surprizuar dhe e lumtur nga kjo surprizë kaq romantike.

Kujtojmë se Andi dhe Melisa u përfolën për një lidhje, por që gjithmonë e kanë mohuar, pavarësisht zërave dhe disa fakteve dyshuese.

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHiXH4UHCDh/,

https://www.instagram.com/p/CLmKBECFmVG_zRNlYWVRMm5zIIYA3oAMKrcZ0k0/