Vëllai i Bora Zemanit feston sot ditëlindjen dhe moderatorja ka vendosur ti bëj një dedikim special në këtë ditë të veçantë për të.
Ajo ka postuar në instastory një foto të vëllait të saj dhe krahas fotos shkruan: “Zemra ime, shpirti im, gjaku im. Jam e lumtur që të kam në jetën time dhe që jam rritur me ty, edhe pse ta kam nxirë jetën. Të dua dhe sa më shumë rritemi të dua edhe më shumë”
Bora dhe vëllai i saj Lisien janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe këtë ajo e ka treguar shpesh edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se ai i kishte bërë Borës një super dedikim në ditëlindjen e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotot e komentet e ndryshme që tregojnë raportin e veçantë që kanë ata të dy.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGAnbRxjbMR/