Home ShowBiz Me Diellin në duar dhe Jonin që trazon, Arbana ndan videon më të bukur nga kuzhina
Me Diellin në duar dhe Jonin që trazon, Arbana ndan videon më të bukur nga kuzhina
0

Me Diellin në duar dhe Jonin që trazon, Arbana ndan videon më të bukur nga kuzhina

0
0

Arbana Osmani përveç moderimit, tashmë e ka bërë shumë të qartë që ka një pasion shumë të madh edhe për gatimin.

Ajo ka treguar përmes një videoje së bashku me fëmijët se ndodhet në kuzhinë për të përgatitur ëmbëlsirën e famshme broën.

Moderatorja mban në duar vogëlushin Diell, ndërsa Joni është duke e ndihmuar për të përgatitur ëmbëlsirën.

Ajo dëgjohet të pyesë Jonin që të tregojë se çfarë janë duke përgatitur, ndërsa krahas videos shkruan se po të kishte edhe një dorë tjetër do të shkruante recetën, pasi me njërën dorë mban Diellin, ndërsa me tjetrën telefonin.

Në fund ajo ka ndarë me ndjekësit rezultatin, ndërsa shpesh herë ka treguar se si e përfshin edhe Jonin edhe mbesën e saj në gatime.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLoaNHZgyWb/