Home ShowBiz Nga ndarja me Romeon tek lidhja e tij e re, Jonida i rrëfen të gjitha
Nga ndarja me Romeon tek lidhja e tij e re, Jonida i rrëfen të gjitha
0

Nga ndarja me Romeon tek lidhja e tij e re, Jonida i rrëfen të gjitha

0
0

Vetëm disa ditë më parë në media u përfol për lidhjen e re të aktorit të njohur të humorit Romeo Veshaj me Aleksia Peleshin.

Kjo u konfirmua deri diku nga vetë Aleksia e cila postoi disa foto nën shoqërinë e një mashkulli dhe dukej qartë që bëhej fjalë për Romeon.

Aktori ndërkaq ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me këngëtaren Jonida Maliqi, një lidhje që thuhet se ka përfunduar që në nëntor të vitit të shkuar.

Ndërkaq vetë këngëtarja ka reaguar për herë të parë në një intervistë për Prive ka thënë se me Romeon ishte një histori e bukur dhe si e tillë e ndau me publikun, por vjen një moment që gjithçka zbehet.

Jonida tregon se nuk pati asnjë arsye konkrete për ndarjen dhe se ata të dy janë ndarë miqësisht me njëri tjetrin.

Ndërsa sa i takon lidhjes së re të Romeos me Aleksian ajo tha se i uron jetë të lumtur çiftit.

Jonida dhe Romeo u ribashkuan gati një vit më parë, pas disa muajsh ndarje dhe këngëtarja konfirmoi vetë se ka gati 4 muaj që është ndarë nga aktori, por nuk ka dashur ta bëjë publike një gjë të tillë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=DpY0k_NFErs&t=624s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK4JxbEgSQS/,

https://www.instagram.com/p/CK4JxbEgSQS/,

https://www.instagram.com/p/CLv-X_5nrxc/