Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ata sollën në jetë Poem Blu, portretin e së cilës e publikuan që në momentin e parë që ajo erdhi në jetë.
Që prej atij momenti e deri më sot, ata të dy postojnë vazhdimisht foto me të voglën e tyre, por postimi i fundit i Sarës është padyshim më uniku.
Ajo ndodhet në Galerinë e Arteve dhe është mbështetur diku me Poem në duar duke i dhënë gji.
“Nuk është gjithmonë e thjeshtë, por gjithmonë ja vlen”, shkruan ajo krahas fotos me Poem në duar.
Sara ka marrë komente të shumta dhe mbi të gjitha shumë komplimenta nga miq e fansa të cilët e kanë komplimentuar si për gjestin dhe për foton.
Link: https://www.instagram.com/p/CMDQQo1nEmG/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/