Home ShowBiz “Ku shkoi barku…”, Arbenita i jep përgjigjen e papritur komentuesit
“Ku shkoi barku…”, Arbenita i jep përgjigjen e papritur komentuesit
0

“Ku shkoi barku…”, Arbenita i jep përgjigjen e papritur komentuesit

0
0

Modelja Arbenita Ismajli do të bëhet shumë shpejt nënë e një vajze.

Ajo është në muajin e tetë të shtatëzanisë dhe bashkë me partnerin e saj reperin Fero do të bëhen për herë të parë prindër.

Modelja e kishte mbajtur të fshehtë shtatëzaninë dhe e bëri publike bashkë me disa foto vetëm pak ditë më parë.

Por pavarësisht se është shtatëzanë, ajo vazhdon të punojë dhe të postojë foto të ndryshme duke reklamuar veshje nga koha kur nuk ishte shtatëzanë.

Kjo i ka habitur fansat të cilët e kanë pyetur se ku iku barku, ndërsa ju duket pa sens publikimi i fotove pa bark, kur në fakt ajo është shtatëzanë.

Duke qenë se këto pyetje ishin shumë të shpeshta, ajo ka vendosur të përgjigjet duke shkruar: “Instagrami është platforma ime e biznesit, kam kontrata dhe foto të cilat janë bërë më herët”, duke treguar kështu se modelja punon përmes instagramit dhe përgjithësisht poston foto për punë.

Inkedarbenita_LIok

Link: https://www.instagram.com/p/CMKdhb9l2rl/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL967zjFwvM/