Rina është padyshim një prej këngëtareve që di se si të jetë në qendër të vëmendjes.
Atë e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku promovon punën e saj, por gjithashtu sjell vazhdimisht detaje nga jeta e saj private, pjesë e së cilës është këngëtari i njohur Sin Boy.
Ata të dy janë jo vetëm çift në jetë private, por ndodh që edhe të bashkëpunojnë në aspektin profesional.
Së fundmi Rina ka sjellë disa projekte muzikore të suksesshme dhe sigurisht që fillimisht kërkon opinionin për projektet e saj nga njerëzit më të afërt.
Rina ka pyetur së fundmi të ëmën se si i duket klipi i saj i ri dhe më pas ka publikuar përgjigjen.
“Shumë mirë, si artiste e viteve 80”, i shkruan e ëma, ndërsa Rinës duket se i ka pëlqyer kjo përgjigje dhe për këtë arsye e ka bërë publike në instagram.
Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKYeJhglDII/