Home ShowBiz Në pritje të ëmbël…., Orinda poston videon që ngre edhe më shumë dyshime
Në pritje të ëmbël…., Orinda poston videon që ngre edhe më shumë dyshime
0

Në pritje të ëmbël…., Orinda poston videon që ngre edhe më shumë dyshime

0
0

Së fundmi në media po përflitet se Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshimet lindën në një foto të tyre postuar pak kohë më parë, ku Turi pozonte duke përqafuar Orindën dhe duke i mbështetur duart në barkun e saj.

Krahas fotos ajo shkruante “E bekuar” dhe ajo që i ngriti edhe më shumë dyshimet ishin komentet me tre zemra nga ana e Xhemit.

Megjithatë ata nuk  kanë konfirmuar asnjë gjë, por ajo që na ra në sy së fundmi është një video e postuar në instagramin e Orindës ku ajo pozon para pasqyrës pranë qenit të saj me një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë, ndërsa duket qartë barku i rrumbullakosur.

Por pavarësisht kësaj, asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar asnjë gjë lidhur me këto zëra, kështu që mbetet për t’u parë në vijim.

Link: https://www.instagram.com/orindahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLRWan2DF_X/