Generda Braçe është një prej vajzave të “Love Story” që luftoi mes 21 vajzave të tjera për të fituar dashurinë e Saimirit.
Ajo mbërriti deri në finale bashkë me Merin vajzën e përzgjedhur nga Saimiri, por nuk mundi dot të fitonte.
Më pas ajo u largua drejt Gjermanisë ku edhe jeton e punon prej vitesh dhe tashmë i është rikthyer jetës normale.
Ajo i është përgjigjur së fundmi pyetjeve të fansave të cilët i kanë kërkuar ndër të tjera edhe një foto me të ëmën.
Generda ka treguar të ëmën dhe të gjithë u habitën, aq sa është e vështirë të mendosh që ajo është e ëma duke qenë se duket shumë e re dhe e bukur.
Nëna e Generdës është me flokë të shkurtër biond dhe duket shumë e këndshme pranë të bijës, aq sa të jep përshtypjen se në foto pozon nëna me vajzën, por duken si dy mikesha të mira.
Link: https://www.instagram.com/generdabrace__official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLojF-ugG-zclwz5PU9xEkS-EQAXoJ0GAwXLFs0/