Home ShowBiz E papritur, pas refuzimit nga Riniani, Atdheu i këndon gjithë dashuri Sindit
E papritur, pas refuzimit nga Riniani, Atdheu i këndon gjithë dashuri Sindit
0

E papritur, pas refuzimit nga Riniani, Atdheu i këndon gjithë dashuri Sindit

0
0

Gjatë pasdites së djeshme është zhvilluar një takim katër minutësh në studio midis Sindit dhe Rinianit.

Ky i fundit e ndërpreu takimin pa u mbushur katër minuta pasi ju desh të refuzonte Sindin duke i thënë se nuk e shikon si partneren e tij pavarësisht se ajo shprehur pëlqim për Rinianin.

Sindi nuk e priti keq refuzimin, por gjithsesi nuk e la me aq, pasi e ka diskutuar me humor edhe më vonë në disa story të postuara në instagram.

Ajo shfaqet me Atdheun në makinë dhe ai është duke i kënduar Sindit një këngë romantike shqiptare.

“Refuzimi, Çfarë, unë kam mashkullin më të nxehtë që po këndon vetëm për mua”, shkruan ajo krahas videos ku shihet pranë Atdheut.

Këtë video e ka postuar në instagram edhe Atdheu i cili krahas saj shkruan: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënjësh dhe jo për degësh, Sindi më e mira”

Gjatë kohës që Atdheu ishte në spektakël pati disa takime me Sindin dhe madje mes tyre dukej sikur lindi njëfarë pëlqimi, por Sindi më pas u përqëndrua tek Murati dhe Loco.

Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/

https://www.instagram.com/_cindyloci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLAAjJDn-EBbIoE643SPA9stgCqIbX8xhVnMhc0/