Nga ideja për emrin e vajzës deri tek reagimi i Zërit për motrën, Elita i rrëfen të gjitha
Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të dytë.
Rreth dy javë më parë erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën vendosën ta quajnë me emrin unik Bota.
Elita ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave lidhur me shtatëzaninë dhe ardhjen në jetë të vajzës, ndërsa një pjesë e mirë e pyetjeve kishin të bënin me përzgjedhjen e emrit.
Përzgjedhjen e emrit të vajzës e ka bërë Gjiko dhe kur është pyetur nëse e kanë paragjykuar për këtë përzgjedhje, Elita ka thënë se është paragjykuar shumë, por të gjithë atyre që e kanë paragjykuar i ka pyetur përse është e pranueshme Ylli, Marsi, Venera, Bora, Dielli dhe jo Bota.
Ndërkohë me ardhjen në jetë të vogëlushes edhe Zëri është gëzuar shumë.
Dikush e ka pyetur Elitën a është bërë ai xheloz dhe Elita përgjigjet me një video të dy fëmijëve të saj.
Zëri e mban motrën pranë vetes dhe shikon Elitën që po i filmon e ndërsa ajo i thotë ta puthë bebin, ai afrohet dhe e imiton kur ajo qan.
Të dy, motër e vëlla duken kaq të këndshëm bashkë dhe mesa duket Zëri e ka marrë që tani rolin e vëllait të madh dhe duket kaq i lumtur.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMABL6fh3Hr/