Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një prej çifteve më të dashur për publikun.
Ata të dy u bënë prindër të një djali, ndërsa herë pas here i shohim teksa postojnë foto dhe video me vogëlushin e tyre.
Së fundmi moderatorja ka rinisur spektalin “Dua të të bëj të lumtur”, rregjisor i të cilit është partneri i saj Eduart Grishaj.
Në një video të postuar në instagram nga provat gjenerale për spektaklin e së shtunës, Eduardi shihet pranë pianos me një prej të ftuarve në emision.
Ai është duke kënduar një prej këngëve të famshme të Frederik Ndocit që është edhe më e preferuara e moderatores.
Krahas videos Arbana shkruan: “Sot gjatë provave të Duas, Eduarti me Luanin një nga personazhet tanë kënduan dhe këngën time të preferuar, thjesht për qejf jo për spektakël”
Kjo duket se e ka zbukuruar ditën e moderatores, pasi jo vetëm që po dëgjon këngën e saj të preferuar, por po e dëgjon të kënduar nga partneri i saj.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI78mqQgMIF/
https://www.instagram.com/p/CDGYMtigOZ9rG8rWryyiZ2gUcj7gDekSts0Lqg0/