Home ShowBiz Kur Eduardi këndon këngën e preferuar të Arbanës thjesht për qejf…
Kur Eduardi këndon këngën e preferuar të Arbanës thjesht për qejf…
0

Kur Eduardi këndon këngën e preferuar të Arbanës thjesht për qejf…

0
0

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një prej çifteve më të dashur për publikun.

Ata të dy u bënë prindër të një djali, ndërsa herë pas here i shohim teksa postojnë foto dhe video me vogëlushin e tyre.

Së fundmi moderatorja ka rinisur spektalin “Dua të të bëj të lumtur”, rregjisor i të cilit është partneri i saj Eduart Grishaj.

Në një video të postuar në instagram nga provat gjenerale për spektaklin e së shtunës, Eduardi shihet pranë pianos me një prej të ftuarve në emision.

Ai është duke kënduar një prej këngëve të famshme të Frederik Ndocit që është edhe më e preferuara e moderatores.

Krahas videos Arbana shkruan: “Sot gjatë provave të Duas, Eduarti me Luanin një nga personazhet tanë kënduan dhe këngën time të preferuar, thjesht për qejf jo për spektakël”

Kjo duket se e ka zbukuruar ditën e moderatores, pasi jo vetëm që po dëgjon këngën e saj të preferuar, por po e dëgjon të kënduar nga partneri i saj.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI78mqQgMIF/

https://www.instagram.com/p/CDGYMtigOZ9rG8rWryyiZ2gUcj7gDekSts0Lqg0/