Home ShowBiz Bien në kurthin e kamerave, artistët shqiptarë në Itali e pranojnë publikisht se i’u doli boja
Bien në kurthin e kamerave, artistët shqiptarë në Itali e pranojnë publikisht se i’u doli boja
0

Bien në kurthin e kamerave, artistët shqiptarë në Itali e pranojnë publikisht se i’u doli boja

0
0

Ermal Meta dhe Kledi Kadiu, pak kohë më parë kanë rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit të njohur italian, “Le Iene”.

I pari që ra në këtë kurth ishte Ermali. “Le Iene” e bënë Ermalin të besonte se motra e tij, Sabina, ishte e gatshme që ta tradhtonte atë.

Supozohej se Sabina kishte shitur përmbajtjen e një prej PC-ve të tij, që kishte tekstet e këngëve të pa publikuara dhe një libër të tij të fshehtë.

Më pas pre e kamerës së fshehtë ra edhe balerini i famshëm, i cili pëlqen të blejë drona, kamera, gjëra të tilla elektronike . Me bashkëpunimin e “Le Iene”, bashkëshortja e tij Charlotte, bën sikur nxjerr gjithçka në shitje në internet.

Dy personazheve duket se nuk iu ka ardhur fare mire që kanë rënë pre e një rrengu të tillë. Në një story në Instagram Ermali ka postuar një video duke i thënë Kledit na nxorrën bojën këto o lali.

Link: https://www.instagram.com/kledi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKjMt0aHoiP/?utm_source=ig_web_copy_link,