Home ShowBiz Si lindi emri Sky…, Afërdita zbulon historinë e pazakontë të emrit të të birit
Si lindi emri Sky…, Afërdita zbulon historinë e pazakontë të emrit të të birit
0

Si lindi emri Sky…, Afërdita zbulon historinë e pazakontë të emrit të të birit

0
0

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër të një djali disa ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Sky Blue dhe që në momentin e parë e zbuluan portretin e tij duke postuar foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi modelja ka vendosur të ndajë me fansat detaje nga lindja, i biri dhe emri që përzgjodhën për të.

Afërdita tregon se emrin e të voglit e ka zgjedhur vetë ajo duke treguar kështu edhe se si lindi emri i tij.

“ Ideja e emrit ishte e imja. Një ditë teksa isha shtrirë dhe po qetësohesha, po ndjeja që ai po më shkëlmonte dhe në ato momente thashë ai do të jetë qielli ynë. Burri im e pëlqeu këtë ide”, shkruan modelja në përgjigje të pyetjes se si lindi ideja e emrit të vogëlushit.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se vogëlushi deri tani është i qetë dhe nuk qan shumë, ndërsa poston një video shumë të veçantë të tij.

aferditaaa

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAn_nxaJ18D/