Home ShowBiz Si rrallë herë foto me të shoqin, Rudina ka dy fjalë për të
Si rrallë herë foto me të shoqin, Rudina ka dy fjalë për të
0

Si rrallë herë foto me të shoqin, Rudina ka dy fjalë për të

0
0

Rudina Magjistari është treguar përherë e rezervuar sa i takon jetës së saj private.

Ajo ndan shumë pak foto në rrjetet sociale me të bijën dhe bashkëshortin dhe në ato raste kur pozon me të bijën, nuk e tregon asnjëherë portretin e saj.

Ndërkohë së fundmi ajo ka vendosur të urojë të shoqin për 10 vjetorin e lidhjes.

Në një foto të postuar në instagram, Rudina pozon bashkë me partnerin dhe krahas fotos i dedikon një mesazh unik ku I shpreh fjalët më të bukura.

“10 vite bashkë, 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model dhe shoku më i mirë. Je shkëmbi im dhe mbështetje më e sigurt. Përgjithmonë. Të dua pafund i shtrenjti im”, shkruan ajo krahas fotos.

rudinaa

rudinnnnn

Link: https://www.instagram.com/p/CM4xlb9j5La/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMxdG79D11d/