Home ShowBiz ‘Kënga Magjike,’ ja kush janë 3 artistët Big që iu bashkuan skenës
‘Kënga Magjike,’ ja kush janë 3 artistët Big që iu bashkuan skenës
0

‘Kënga Magjike,’ ja kush janë 3 artistët Big që iu bashkuan skenës

0
0

Mbrëmë në Këngën Magjike janë prezantuar 3 konkurrentët Big.

Valeria Altobelli  ishte artistja e parë Big që hapi garën. Valeria përpos këngësmerret dhe me aktrim, instrumentiste dhe është kurorëzuar “Miss World Italy”.

Valeria u prezantua me një baladë me titullin ” Anima semplice”.

Këngëtarja e dytë Big është Enxhi Kumrij. Ajo u rikthye në festival pas 5 vitesh dhe u prezantua me këngën “Gjithçka”.

Artistja tjetër në këtë kategori është Linda Halimi. Ajo është vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës muzikore. Linda vjen për herë të 4-t në Festivalin ‘Kënga Magjike,’ me këngën e saj  “Pa t’pa”.

Gjithashtu pati dhe 5 hyrje nga kategoria ‘New Artist.’

Këtë vit juria përbëhet nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Kujtojmë se finalja do të mbahet në 29 maj. Fituesi i çmimit të parë do shpërblehet me 500.000 lekë, ndërsa 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë.

Linku: https://www.instagram.com/kengamagjikeofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM9-WaVBg9P/?utm_source=ig_web_copy_link