Pas izolimit të Kosovës, restoranti ‘Bagolina Eatery‘ vjen me protestën më kreative që mund të keni parë
Pandemia ka trasformuar jetën e secilit prej nesh dhe të gjithë jemi detyruar që të përshtatemi me situatën.
Kosova së fundmi është izoluar për 2 javë dhe i gjithë ky vendim erdhi si pasojë e rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19.
Askush nuk e ka pritur mirë këtë lajm dhe më të prkurit nga e gjithë kjo situatë duket se janë bizneset dhe kryesisht restorantet.
Deri më sot kemi parë revolta nga më të ndryshmet për shkak të vendimeve që janë marrë në këtë vit pandemik por si kjo që ka marrë restoranti ‘Bagolina Eatery’ nuk kishim parë ndonnjëherë.
Stafi i restorantit ka organizuar një protestë mjaft kreative. Restoranti është mbushur me manekinë dhe stafi shfaqet duke iu shërbyer.
Postimet janë ndarë dhe në rrjete sociale ku janë shoqëruar me mbishkrime mjaft thumbuese.
Punën nuk mund të na e merrni. Askush nuk mund ti marrë klientët tanë shkruhet bashkangjitur postimeve në faqe të restorantit.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNZy61QFJJC/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/bagolinaeatery/photos/102681611670056