Home ShowBiz Pas sherrit në studio, publikohet videoja nga prapaskena mes Blerimit dhe Antonelës
Pas sherrit në studio, publikohet videoja nga prapaskena mes Blerimit dhe Antonelës
0

Pas sherrit në studio, publikohet videoja nga prapaskena mes Blerimit dhe Antonelës

0
0

Blerimi dhe Antonela patën një debat të ashpër në studio lidhur me disa video të Antonelës në Sarandë.

Ai e akuzoi se ka qenë bashkë me Atdheun dhe se ata të dy e kanë rregulluar marrëdhënien që më përpara se të dilnin në ekran.

Antonela ndërkaq mohoi të ketë qenë me Atdheun në Sarandë dhe tha se ishte për arsye personale bashkë me familjen e saj.

Por pavarësisht kësaj ata patën një debat të ashpër me njëri tjetrin që duket se vazhdoi edhe në prapaskenë.

Në një video të postuar pas emisionit, shohim Antonelën që po përpiqet të mbajë me forcë Blerimin.

Ajo po e mban nga duart dhe po përpiqet që të sqarojnë situatën, ndërsa i kërkon llogari përse nuk i është përgjigjur në instagram.

Blerimi refuzon të përgjigjet dhe duket sikur ka vendosur të heqë dorë nga Antonela.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LwJgI2LCmX0

 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNXhX03LReG/