Home ShowBiz Një xhiro virtuale me personazhet e showbizit, ja si shkoi fundjava për ta
Një xhiro virtuale me personazhet e showbizit, ja si shkoi fundjava për ta
0

Një xhiro virtuale me personazhet e showbizit, ja si shkoi fundjava për ta

0
0

Ditët e fundit të javës një pjesë e personazheve mezi i kanë pritur për të marrë pak energji pozitive.

Një pjesë e tyre kanë preferuar detin dhe një pjesë tjetër kanë preferuar restorantet dhe jo vetëm.

Ama dhe një pjesë të madhe kjo fundjavë i ka gjetur në punë dhe nuk kanë pasur mundësi të argëtohen.

Fatma dhe Alfio prej kohësh na kanë treguar se fundjava tashmë i përket familjes dhe të tre së bashku kanë vendosur të shijojnë natyrë.

Ledri si baba i ri që është ka vendosur që këtë fundjavë të argëtohet në një park fëmijësh dhe me siguri nuk ka munguar dhe një xhiro me të voglën e tij.

Bieta Sulo dhe familja e saj kanë preferuar ta shijojnë fundjavën pranë detit dhe kryesisht kanë pushuar në Dhërmi.

Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur ti gëzohet fundjavës me një dalje në natyrë ku dhe ka ndarë disa momente me ndjekësit.

Blendi Fevziu gjithmonnë e ka treguar dëshirën e tij për udhëtime. Në këto kohë të vështira pandemi fundjava e ka gjetur gazetarin në plazhin e Jugut.

Dafina Zeqiri ka preferuar që këtë fundjavë ta kalojnë në një formë tjetër, ku me sa duket nga fotot është mjaftuar me një dalje në restorant.

Enca prej javësh tashmë ndan poza të nxehta me ndjekësit nga pushimet në Dubai. As në këtë ditë të fundit të javës nuk kanë munguar momente të tilla në rrjetet e saj sociale.

Loredana ka ndarë disa momente ku shikohet se për fundjavë ka preferuar të jetë pranë detit.

Ariana dhe Ermali prej kohësh po  gëzohen pushimeve të tyre në Dubai ku kanë ndarë mjaft momente të këndshme nga koha e tyre e relaksit.

Olti Curri ka vendosur që ditën e fundit të javës ta kalojë pranë detit .

Linku: https://www.instagram.com/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/edhrcKVkg1Y