Home ShowBiz Sky u bë një muajsh dhe Afërdita sapo ndau videon më të bukur të tij
Sky u bë një muajsh dhe Afërdita sapo ndau videon më të bukur të tij
0

Sky u bë një muajsh dhe Afërdita sapo ndau videon më të bukur të tij

0
0

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl një muaj më parë u bënë prindër të një djali.

Ata e quajtën vogëlushin Sky Blue dhe që në momentin e parë ndanë me ndjekësit portretin e tij të ëmbël.

Sot një muaj pas ardhjes së tij në jetë, Afërdita ka postuar një video shumë të këndshme të vogëlushit.

Ajo e ka vendosur ulur, mbështetur tek divani, ndërsa Jakub po i vendos dorën tek koka.

Vogëlushi shihet teksa buzëqesh dhe lëviz këmbë e duar i lumtur.

Modelja dhe partneri i saj janë të martuar tashmë prej disa vitesh dhe i shohim shpesh herë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë foto e video të ndryshme.

Afërdita zbuloi pak kohë më parë edhe historinë e emrit të të birit.

Ajo tha se ideja e emrit ishte e saj në një pasdite të bukur teksa ishte duke parë qiellin, një ide kjo që u mbështet edhe nga bashkëshorti i saj.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNQKYRPpSph/