Covid 19 nuk kursen askënd, ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar
Shkrimtari i njohur shkodran Skënder Temali është ndarë në moshën 75-vjeçare, pasi një beteje të humbur me Covid-19.
Largimi nga kjo jetë nuk ishte një humbje e madhe vetëm për fmiljarët dhe të afërmit por për të gjithë ne që shohim teksa ky virus po na i rrëmben më të dashurit tanë një nga një.
Skënder Temali u lind në Shkodër më 30 korrik 1946. Për 15 vjet punoi redaktor në shtypin e Radion e Shkodrës, revistën “10 Korriku” dhe për një çerek shekulli mësues i letërsisë dhe drejtues në shkollat e mesme. Përfshihet në enciklopedi e përmbledhje të ndryshme letrare.
Si publicist e shkrimtar Temali u nderua me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, me tregimin “Këpucët e turpit” në gjuhën italiane, merr çmimin special të jurisë në Konkursin e 7-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve “Cristalide” të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga shumë shtete të botës.
Në vitet 2013-2017 themeloi dhe kryesoi Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, duke përmbledhur e redaktuar tri antologji voluminoze “Pena e Shkodrës” me krijime të anëtarëve. Udhëhoqi mjaft promovime librash dhe qe bashkëpunues në veprimtari të përbashkëta me organizata homologe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.
Skënderi dhe pse nuk jeton më mes nesh, do të mbahet mend gjatë për kontributin dhe vlerën e shtuar që i përcolli shoqërisë dhe vendit tonë.
Linku: https://www.facebook.com/shkodra.jone.127/posts/460465035289383
Burimi i fotos: https://unsplash.com/