Sindi Çela dhe Seldi Qalliu po përfliten prej kohësh për një ndarje.
Ata prej kohësh nuk i shohim më të ndajnë foto dhe video së bashku në rrjetet sociale, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Sindi sqaroi pak kohë më parë se asnjë gjë nuk është e vërtetë dhe se ajo dhe Seldi janë bashkë.
Megjithatë nga ana e Seldit nuk ka pasur asnjë reagim deri tani, as për konfirmim dhe as për përgënjeshtrim.
Por duket se mes tyre gjithçka ka mbaruar pasi jo vetëm që nuk i shohim më bashkë në asnjë vend, por gjithashtu Sindi i ka habitur të gjithë me një status në instagram ku shkruan: “Nëse mund ta ketë gjithkush unë nuk e dua” dhe duket si një thumb drejtuar këngëtarit.
Link: https://www.instagram.com/cindycela/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLupA0qBKUp/