Home ShowBiz Dua Lipa nuk njeh limite, nominohet në 4 kategori në Billboard Music Award
Dua Lipa nuk njeh limite, nominohet në 4 kategori në Billboard Music Award
0

Dua Lipa nuk njeh limite, nominohet në 4 kategori në Billboard Music Award

0
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është bërë vitet e fundit një fenomen në fushën e muzikës.

Ajo ka arritur të rrëmbejë shumë çmime të rëndësishme, ndërsa është nominuar dhe vazhdon të nominohet në kategori të ndryshme.

Albumi i fundit “Future Nostalgia” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe Dua ka arritur të marrë disa çmime të rëndësishme.

Së fundmi ajo është nominuar në katër kategori të ndryshme në Billboard Music Award dhe këtë lajm e ka dhënë vetë i ati i saj përmes një fotoje të ndarë në instagram.

Konkretisht këngëtarja është nominuar në kategoritë:

100 artistët më të mirë vitit

Kënga më e mirë në radio

Artistja me këngën më të mirë në radio

Artistja më e mirë femër.

Ky është një tjetër sukses për këngëtaren me origjinë shqiptare dhe mund të themi se 2021 ashtu si 2020 do të jetë viti i saj.

duaa

Link: https://www.instagram.com/dukagjinlipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNz-W3Isgrx/