Home ShowBiz Studio po bëhet gati, Aulona Musta zbulon projektin më të ri
Studio po bëhet gati, Aulona Musta zbulon projektin më të ri
0

Studio po bëhet gati, Aulona Musta zbulon projektin më të ri

0
0

Aulona Musta prej kohësh ka qëndruar jashtë ekranit. Projekti i fundit që drejtonte së bashku me mikeshën e saj ishte ‘Thumbi’.

Moderatorja gjatë kësaj shkëputje është marrë me biznesin e saj personal.

Ajo dhe pse jo në ekran ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ka ndarë me ndjekësit të rejat më të fundit nga jeta e saj.

Së fundmi nëpërmjet një video Aulona ka surprizuar të gjithë ndjekësit që preferojnë ta shikojnë në ekran.

Ajo  ka ndarë disa momente gjatë rregullimit të studios së re dhe ka shkruar: ‘Shihemi së shpejti’.

Ende nuk dihet nëse projekti do të jetë bashkëpunim me mikeshën e saj të vjetër Fatmën apo do të vijë me diçka tjetër.

Kujtojmë se moderatoret më parë kishin theksuar se janë lodhur nga televizionet që të kërkojnë të gjesh sponsorat vetë ose në të kundërt projektet nuk pranohen.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/2563230339770431160/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aulonamusta/