Home Lifestyle Mrekullitë e sodës, tashmë mund ta përdorni edhe për flokët e dëmtuar
Mrekullitë e sodës, tashmë mund ta përdorni edhe për flokët e dëmtuar
0

Mrekullitë e sodës, tashmë mund ta përdorni edhe për flokët e dëmtuar

0
0

Soda është padyshim përbërësi më i rëndësishëm që kemi në kuzhinë dhe që bën mrekulli në rutinën tuaj të përditshme të higjenës dhe kujdesit të fytyrës.

Konkretish një lugë sodë përzier me limon ose thjesht ujë është një pastues i shkëlqyer për fytyrën.

Soda mund të shërbejë gjithashtu për të larë dhëmbët tuaj.

Mjafton pak sodë në pastën e dhëmbëve dhe dhëmbët tuaj do të jenë më të bardhë dhe gjithashtu do të ndieni përmirësime në mishrat e dhëmbëve.

Soda është një maskë shumë e mirë për flokët e dekoloruar. Mjafton disa lugë sodë dhe ujë i oksigjenuar.

Përzierjen vendoseni në flokë për 30 minuta përpara dushit dhe do të vini re një shkëlqim të flokut që pas herës së parë.

Soda lufton erën e keqe duke qenë se ka veti antibakteriale. Mjafton vetëm një lugë sodë në vendet ku djersini më së shumti dhe nuk do të keni probleme gjatë gjithë ditës.

Një filxhan sodë në vaskë do t’ju ndihmojë shumë në rastet kur jeni ekspozuar për një kohë të gjatë në diell dhe keni pësuar djegie. Efekti i sodës do të qetësojë shumë lëkurën.

Gjithashtu soda shërben edhe si një deodorant për këpucët në rast se ato vijnë erë të keqe.

Link: https://medium.com/@ravenquenticejones/uses-and-benefits-of-baking-soda-for-hair-care-and-skin-care-ad4bce3da92f

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/flour-in-a-jar-5765/