Home Lifestyle Parashikimi i yjeve për sot 30.04.2021
Parashikimi i yjeve për sot 30.04.2021
0

Parashikimi i yjeve për sot 30.04.2021

0
0

Dashi

Ata që kanë qëndruar vetëm për një kohë shumë të gjatë, më në fund do të njohin dikë që do ti bëjë t’ju rrahë zemra fort. Edhe në punë do të keni lajme të rëndësishme.

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit do të realizojnë takime të reja shumë interesante. Në aspektin profesional më në fund gjërat do të shkojnë mirë dhe shumë shpejt do të vijnë projekte të reja shumë të rëndësishme.

Binjakët

Binjakët si në dashuri dhe në punë nuk duhet të rrezikojnë dhe nuk duhet të nxitojnë me zgjedhjet. Keni nevojë të reflektoni për të kuptuar në cilin drejtim dëshironi vërtetë të shkoni.

Gaforrja

Sot do të vini re një zgjidhje të problemeve familjare dhe kjo do t’ju lejojë të përqëndroheni  në projektet e reja që lidhen me punën. Duhet të kuptoni që nëse zemra është e qetë edhe mendja do të jetë më e fokusuar në zgjidhjen e çështjeve prioritare.

Luani

Si në dashuri edhe në familje keni disa gjëra ende të pazgjidhura të cilave duhet t’ju jepni drejtim sot. Në punë duhet të tregoni kujdes nga tensionet e momentit.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës po jetojnë një moment ndryshimi si në punë edhe në dashuri. Për këtë arsye duhet të tregoni kujdes kundrejt çdo sinjali që merrni dhe zgjidhni mirë në çfarë drejtimi duhet të kanalizoheni.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e peshores do të hasin sot disa probleme që lidhen me pozicionimin e pafavorshëm të yjeve. Në punë do të mund të gjeni zgjidhje aty nuk mendoni se ka një zgjidhje.

Akrepi

Sot do t’ju duhet të analizoni disa zgjedhje që keni bërë në të kaluarën. Muaji maj do të jetë i mbushur me surpriza. Në punë do të hasni probleme dhe mbase duhet të relaksoheni disi.

 Shigjetari

Sot do të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon dashurisë, sidomos me persona të shenjës së luanit apo dashit. Në punë duhet të jeni të hapur ndaj ndryshimeve dhe të rejave që pritet të vijnë shumë shpejt.

Bricjapi

Me diellin, Mërkurin dhe Venusin në shenjën tuaj gjithçka do të shkojë shumë mirë sot sidomos sa i takon fushës së ndjenjave. Edhe në punë gjithçka shkon mirë dhe mund të fitoni një sfidë të rëndësishme.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e ujorit edhe nëse  ndien vetëm nuk duhet të nisin një histori dashurie pa impenjime. Nëse doni një lidhje serioze gjeni një person që kërkon të njëjtat gjëra si ju dhe nëse nuk e gjeni  përqëndrohuni në punë dhe në projektet e reja.

Peshqit

Gjatë ditës së sotme duhet të mbani nën kontroll situatën e ndjenjave. Në punë përpiquni të çoni përpara idetë tuaja pa patur frikë nga ajo që mund t’ju thonë.

Link: https://www.veneziatoday.it/social/oroscopo-paolo-fox-oggi-30-aprile-2021-le-previsioni-segno-per-segno.html/pag/3

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/mk_ILplX4-4