Home ShowBiz Studio shpërthen në lot, Mevlani me të ëmën emocionojnë me historinë e tyre
Studio shpërthen në lot, Mevlani me të ëmën emocionojnë me historinë e tyre
0

Studio shpërthen në lot, Mevlani me të ëmën emocionojnë me historinë e tyre

0
0

Mevlani sot ka marrë një surprizë nga e ëma dhe mesazhi i saj ka bërë që e gjithë studio të shpërthejë në lot.

‘Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin.

Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar’, tha mamaja e Mevlanit.

‘Vuajtjet që ajo ka kaluar kur unë isha më i vogël…ia kam premtuar që kur të vijë dita unë do të shohë vetëm me buzëqeshje.

Unë i kam përjetuar ato momentet kur ajo fshehte lotët por unë i shihja. Nuk mund t’ia harroj ato gjëra. Kjo është ajo që më ka bërë mua më shumë të lidhur me të.’-u shpreh Mevlani.

Kujtojmë se Mevlani dhe Ledjana prej kohësh priten që të dalin çift nga emisioni pas kaq shumë takimesh mes tyre.

Linku: https://www.instagram.com/tv/COlD4ganW3H/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mevlanshabaa/