Sindi gjatë puntatës së sotme ka reaguar ashpër ndaj Antonelës dhe strategjive që përdori për kthimin e Atdheut.
Biseda në debat e sipër është acaruar ndërmjet vajzave.
Sindi pohon se Atdheu ka ardhur në emision për tu hakmarrë dhe me këtë rast i bie që viktima ka qenë Antonela.
Konkurrenten të gjithë këto thumba nuk e kanë bërë të ndihet mirë dhe i ka thënë Sindit se për asnjë moment nuk është deklaruar vetëm për Atdheun dhe sipas saj ky diskutim nuk ka bazë.
Kujtojmë se ishte Antonela ajo që e solli Atdheun në emision dhe madje një pjesë pretendonin se do ti shikonin çift pas gjithë intimiteti që u vu re në mes tyre.
Atdheu ka pasur një përplasje të fortë me Antonelën ku kjo e fundit e akuzoi dhe si abuzues për shkak se i kishte rrëmbyer një puthje në makinë. Atdheu nuk e duroi ndotjen e imazhit dhe u rikthye në emision për tu hakmarrë në formën me të çuditshme ndaj saj.
Linku: https://www.instagram.com/p/CO0gbMohXdv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/antonelathereal/