Home ShowBiz Të katandiset artistja kështu, ja si Aurela Gaçe iu paraprin mendjeve të liga
Të katandiset artistja kështu, ja si Aurela Gaçe iu paraprin mendjeve të liga
0

Të katandiset artistja kështu, ja si Aurela Gaçe iu paraprin mendjeve të liga

0
0

Aurela Gaçe është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Këngëtarja shpesh ka treguar se nuk jeton për të tjerët.

Në një postim të fundit në rrjete sociale ka dhënë një leksion të fortë për të gjithë njerzit që janë të kompleksuar nga opinioni.

‘Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.

U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate.

Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën, shikoje, sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh.

Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’

‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’

Apo e treta e vërteta:

‘Lum burri që e ka!’

Mendoj që është e treta”, ka shkruar këngëtarja.

Linku: https://www.instagram.com/stories/aurelagaceofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/