Sot do të zhvillohet turneu i boksit i cili pritet të mbahet për pak orë në Beograd.
Në ring do të ngjitet dhe boksieri i njohur shqiptar Shefat Isufi nga ora 18:30.
Shefati si kundërshtar në ring do ta ketë Ericles Torres Marin. Në daljen e tij të fundit boksieri nga Presheva u shpreh.
“Unë do të ngjitem në ring si shqiptarë dhe do të mundohem t‘i prezantojë ngjyrat tona me një veshje kuq e zi.”
“Jam mjaftë mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe jam në formë shumë të mirë. Jam përgatitur rreth 6 muajve sepse shkaku i virusit ndeshja është shtyrë por ne stërvitjet nuk i kemi ndalur në asnjë moment dhe tani erdhi momenti të ngjitem në ring ku për këtë jam shumë i kënaqur,” ka thënë boksieri.
31-vjeçari gjatë karrierës ka zhvilluar 36 ndeshje ku në 30 prej tyre është shpallur fitues.
Të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të tij ku e presin me një fitore të madhe nga kjo ndeshje.
Linku: https://www.instagram.com/p/COP3VqRlHHg/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shefatisufi/