Home Lifestyle Po shtoni në peshë nga stresi, ja si ta merrni situatën nën kontroll
Po shtoni në peshë nga stresi, ja si ta merrni situatën nën kontroll
0

Po shtoni në peshë nga stresi, ja si ta merrni situatën nën kontroll

0
0

Hani ngadalë.

Hani me ngadalë dhe si pasojë do të ulet edhe sasia e ushqimit që hani, duke ndikuar në mos vënien e dhjamit në zonën e belit.

Ndaloni dietat ekstreme.

Studimet tregojnë se dietat ekstreme i rrisin nivelet e kortizolit. Kur niveli i kortizolit rritet, sheqeri në gjak fillimisht rritet shumë dhe më pas bie. Kjo ju bën të ndiheni nevrik dhe i pangopur.

Tundimet e vogla nuk janë mëkat.

Nëse ju hahet diçka e ëmbël ose e kripur, hajeni. Hani një copë çokollatë, por vetëm një. Nëse jeni të kujdesshëm dhe e përmbani veten, nuk ka asgjë të keqe t’i dorëzoheni dëshirave.

Shmangni kafeinën.

Kombinimi i stresit me kafeinën rrit nivelet e stresit. Më tepër stres, do të thotë nivele më të larta të kortizolit. kjo bën që të hani edhe më tepër prej stresit.

Flini mirë.

Flini 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë ndikon në uljen e stresit. Gjitashtu, një studim i ri tregon se mungesa e gjumit rrit nivelet e hormoneve që rrisin urinë.

Linku: https://www.womenshealthmag.com/health/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-showing-apple-and-bitten-doughnut-6551415/