Antonela është një nga konkurrentet më të përfolura në shtypin rozë që pas daljes nga Për’Puthen.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Trotuar’.
Ajo foli mbi eksperiencën e saj në ekran dhe nuk nguroi të bënte një koment të fortë për njërin prej djemve që ka pëlqyer gjatë emisionit, bëhet fjalë për Atdheun.
Ish-konkurrentja ka habitur me deklaratën e saj për Atdheun teksa ka thënë: “Nuk është se ishte aq mirë fizikisht”
Studio ka shpërthyer në të qeshura dhe Antonela ka vijuar me deklaratat e saj për meshkujt.
‘Mua më pëlqejnë meshkujt me bark’. Ed Manushi me shaka i është drejtuar: ‘Me bark kemi edhe kameramanët’.
Deklarata e saj është marrë si një pëlqim për Mevlanin i cili me sa kuptojmë i plotëson kriteret për mashkullin ideal të Antonelës.
Kujtojmë se Antonela nuk u përputh me asnjërin prej djemve dhe si pasojë doli beqare nga programi.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPfsLsWhCfd/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/antonelathereal/