Home ShowBiz U martuan në fshehtësi, dalin pamjet nga ceremonia e Boris Johnson me Carrie Symonds
U martuan në fshehtësi, dalin pamjet nga ceremonia e Boris Johnson me Carrie Symonds
0

U martuan në fshehtësi, dalin pamjet nga ceremonia e Boris Johnson me Carrie Symonds

0
0

Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në fshehtësi të plotë.

Kryeministri 56-vjeçar britanik u martua me 33-vjeçaren Symonds, në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster të shtunën.

Fotografia e publikuar në mediat britanike tregon çiftin në kopshtin Doëning Street pas martesës.

Një zëdhënës tha të dielën se kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster.

“Çifti do të festojë martesën e tyre me familjen dhe miqtë këtë verë”, thanë burime pranë tyre.

Më herët është raportuar se çifti kishte dërguar ftesat e dasmës për familjarët dhe miqtë më 30 korrik 2022.

Kujtojmë se çifti u fejua në ishullin Mustique në fund të vitit 2019. Kjo është martesa e tretë e kryeministrit britanik Boris Johnson.

Linku: https://edition.cnn.com/2021/05/29/world/boris-johnson-marries-carrie-symonds-intl

Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=Boris