Humbje e thellë për artin, ndahet nga jeta regjizori i njohur shqiptar
Regjisori i njohur Pirro Mani është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.
Ai ishte regjisor dhe pedagog, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar.
Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.
Reagimet kanë qenë të shumta për ndarjen nga jeta të artistit të njohur. Elton Deda dha një mesazh lamtumire duke e konsideruar Pirron babain e teatrit.
Ndër të tjera ka reaguar dhe Elia Zaharia Zogu me një postim të gjatë për këtë humbje të madhe.
‘Sot arti humbi ikonën e regjisurës, artistin e madh, frymëzimin e brezave, Pirro Mani. Familja humbi njeriun e shtrenjtë… Ikja e gjeniut të skenës na lë të gjithëve më të varfër, na lë bosh…E kam të vështirë të gjej fjalët për Pirron, por di me siguri që krijimtaria e tij është një arsye përse u dashurova me teatrin. Energjia e tij ishte magji për skenën, ishte festë teatri i Pirros… Aktorët përjetonin lumturi kur interpretonin në pjesët e tij, përjetonin ekzaltimin që vjen nga dashuritë e mëdha. Mjeshtër sa herë kemi përmendur teatrin shqiptar në kohët e tij më të ndritura, kemi thënë teatri i Pirro Manit. Ngushëllime familjes së dashur, Pavlinës që do doja ta përqafoja fort me shumë dashuri, ngushëllime të sinqerta të gjithë kolegëve, atyre që e njohën, që e deshën, por edhe atyre që e adhuruan nga larg. Ngushëllime publikut të tij, publikut artdashës, ngushëllime çdokujt që e do dhe ka ndjeshmëri për artin shqiptar! Qofsh i dritës i shtrenjti artist i madh’, ka shkruar aktorja krahas fotove të postuara.
Linku: https://www.facebook.com/profile.php?id=100044305155604
Burimi i fotos: https://www.google.com/search?q=pi