Home Travel Për një fundjavë argëtuese ky destinacion nuk duhet humbur këtë sezon
Për një fundjavë argëtuese ky destinacion nuk duhet humbur këtë sezon
0

Për një fundjavë argëtuese ky destinacion nuk duhet humbur këtë sezon

0
0

Bovilla është kthyer në një nga arratisjet më të preferuara për të gjithë turistët e huaj dhe vendas. Gjatë këtij sezoni Bovilla është një nga destinacionet më të frekuentuara nga pothuajse të gjithë grupmoshat. Një nga destinacionet më të afërta nga qytet i Tiranës që të jep mundësinë për tu relaksuar nën bukuritë e Shipërisë.

Erald Halili shpesh sigurohet të promovojë destinacionet më të bukura të vendit tonë me videot e tij.

Bovillën së fundmi na e ka sjellë me një video mahnihtëse. Të gjithë ata që nuk e kanë vizituar akoma me siguri do ta shtojnë në listën e organizimit gjatë fundjavave.

Liqeni i Bovillës gjendet rreth 15 km në verilindje të qytetit të Tiranës. Ai u formua  rreth 15 vjet më parë në pjesën e sipërme të lumit të Tërkuzës, të vendosur midis dy vargmaleve, Krujë – Dajt dhe Skënderbe – Mali me Gropa, hapësirë e shtrirë në zonat e Krujës dhe Tiranës.


Linku: https://www.instagram.com/p/COvmxCbhmhJ/

Burimi i fotos: https://www.tirana.al/pika-interesi/liqeni-i-bovilles